Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.338 testime për coronavirus, ndërsa 920 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 502, Manastir – 54, Kumanovë – 48, Veles – 40, Tetovë – 35, Prilep – 31, Kavadar – 27, Shtip – 24, Kërçovë – 20, Strumicë dhe Gostivar – 18, Ohër – 16, Negotinë – 14, Gjevgjeli – 1 , Koçani – 11, Shën Nikollë dhe Kriva Pallankë – 8, Struga – 7, Resnja – 5, Demir Kapi, Vinica dhe Dibra – 4, Bogdanci dhe Kratovë – 3, Dellçeva – 2, Probishtipi dhe Radovishi – nga 1.
Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 11 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 1.190 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 287.016, prej të cilëve 267.123 janë shëruar, ndërsa 8.747 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (13 shkurt) është 11.135.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...