908 raste të reja me Covid-19 dhe 31 të vdekur në Maqedoni

17:51 | 16 Prill 2021

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3.616 teste, ndërsa janë regjistruar 908 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 367, Manastir – 71, Kumanovë – 64, Prilep – 49, Shtip – 40, Veles dhe Ohër nga 39, Tetovë – 38, Strumicë – 24, Gostivar – 21, Kërçovë – 19, Koçan – 18, Kavadar – 16 , Gjevgjeli – 14, Sveti Nikollë dhe Viniclë nga 11, Kriva Pallankë dhe Dibër nga 10, Negotinë – 9, Strugë – 8, Berovë, Probishtip, Vallandovë dhe Bogdanci nga 4, Resnja dhe Dellçevë nga 3, Radovish, Krushevë dhe Kratovë nga 2, Demir Hisar dhe Makedonski Brod nga 1.

Sot janë regjistruar 732 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar 31 viktima, 11 nga Shkupi (89, 84, 76, 75, 72, 72, 70, 68, 62, 51, 48), nga 4 në Prilep (87, 83, 82, 68) dhe Kërçovë (81, 70, 60, 59), nga 3 në Manastiri (68, 62, 61), nga 2 në Tetovë (80 dhe 60) dhe Ohri (84 dhe 80), nga 1 në Veles (82), Kavadarc (82), Strugë (76), Sveti Nikollë (88) dhe Makedonski Brod (73).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 145.909, numri i pacientëve të shëruar është 121.439, numri i vdekjeve është 4.388, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.082.

Lajmet më të lexuara