Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 787 testime dhe janë regjistruar 81 raste të reja me Covid-19.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (81), janë regjistruar 25 riinfeksione.
Janë regjistruar 77 pacientë të shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë person i vdekur.
Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me Covid-19 nga sistemi Termini im, nuk është regjistruar asnjë person i vdekur.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2,167,428 testime për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 342.696, numri i të shëruarve është 332.787, numri i të vdekurve 9.531 dhe numri i rasteve aktive është 378.
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...