Kryetari i komunës së Jabllanicës në Bosnjë, Damir Shabanoviq, ditët nga e diela deri të martën i ka shpallur ditë zie për shkak të përmbytjeve në këtë zonë që solli edhe viktima.
Ditët e zisë shënohen me uljen e flamujve në gjysmështizë në objektet e komunës dhe institucioneve publike të themeluara nga komuna e Jabllanicës, transmeton Fena. Programet kulturore, argëtuese dhe të ngjashme nuk do të mbahen në vende publike, ndërsa personat fizikë dhe juridikë që kryejnë veprimtari hoteliere, si dhe mediat lokale do të rregullojnë veprimtarinë e tyre.
Deri më tani në zonën e Jabllanicës dhe Konjicës janë gjetur kufomat e 15 personave, ndërsa 10 deri në 15 persona të zhdukur ende janë duke u kërkuar./AlJazeera
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës