Katër nga qindra pacientë të lënduar nga tragjedia në zjarrin e diskotekës në Koçan të Maqedonisë së Veriut, po rikthehen për të marrë mjekim në shtetin e tyre.
Ministria e Shëndetësisë atje ka njoftuar se ata do të mbahen nën vëzhgim në Klinikën për Kirurgji Plastike dhe Klinikën për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naum” të Ohrit.
Mediat maqedonase raportojnë se një nga pacientët mbërriti dje nga Sofja, dy pacientë po kthehen sot nga Beogradi, dhe pacienti i katërt pritet të mbërrijë nesër nga Sofja.
11 pacientët e tjerë të lënduar në zjarrin e Koçanit do të mbeten në qendra mjekësore të huaja për trajtim. Pacientët që po trajtohen jashtë vendit janë në gjendje të qëndrueshme.
Nga zjarri i Koçanit mbetën 62 persona të vdekur, ndërkaq 196 u lënduan teksa morën dhe vazhdojnë të marrin trajtime brenda dhe jashtë vendit./rtk
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre