Sipas të dhënave të institutit për shëndet publik, Ministria e Shëndetësisë informon se në 3 ditët e fundit (nga 26-28.08.2022), janë bërë 1.561 teste, ndërsa janë regjistruar 389 raste të reja me Covid-19.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (389), janë regjistruar 94 riinfeksione.
Janë regjistruar 698 pacientë të shëruar.
Janë raportuar 2 persona të vdekur, nga Shkupi (79 dhe 85), të dy personat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19, nga sistemi “Termini Im” janë regjistruar 2 të vdekur nga Shkupi (76 vjeç) dhe Kërçova (63 vjeç), personat kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake.
Personat janë regjistruar si të vdekur në periudhën 18.08.2022-22.08.2022.
Numri total i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 339.881, numri i të shëruarve është 328.478. numri i të vdekurve është 9,477, ndërsa numri i rasteve aktive është 1,926
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...