Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.489 testime për coronavirus, ndërsa 373 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja, në Shkupi ka 196, Manastiri – 36, Ohri – 20, Kavadari – 18, Prilepi – 17, Strumica dhe Gjevgjelia – 11, Veles – 9, Kriva Pallanka – 7, Kumanova dhe Shtip – nga 6, Kërçova, Negotina, Resnja, Valandova dhe Makedonski Brod – nga 4, Tetova, Koçani dhe Dellçeva – nga 3, Radovishi – 2, Struga, Bogdanci, Demir Hisari, Demir Kapija dhe Dojrani – nga 1.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe gjashtë pacientë, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 3 dhjetor deri 21 dhjetor 2021.
Ndërkaq, ISHP ka regjistruar 320 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 224.507, prej të cilëve 211.548 janë shëruar, ndërsa 7.953 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (30 dhjetor) është 5.006.
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Pacolli: Ky kapital nuk ka ardhur rastësisht, e kam ndërtuar...