Prej 84.454 qytetarëve me të drejtë vote në Komunën e Tetovës deri në orën 17:00, 33,72 për qind e kanë realizuar të drejtën e tyre të votës që paraqet jehonën më të madhe nga të gjashtë komunat e Tetovës. Komuna e Jegunocit me 32 për qind ka përqindje të ngjashme të jehonës, ndërsa komunat tjera nën 30 për qind e qytetarëve të cilët kanë votuar.
Komuna e Tearcës ka jehonë prej 29,70 për qind, ndërsa Bervenica ka 28,61 për qind jehonë të qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Bogovina dhe Zhelina janë komunat me më pak qytetarë të cilët deri tani kanë votuar. Në Bogovinjë ka 27,55 për qind jehonë, ndërsa në Zhelinë jehona e votuesve është 23,13 për qind.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...