Trupi i shtetasit 30-të vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasdite është nxjerrë nga deti në Dubrovnik. Siç njofton HINA, në rrjedhë është kontrolli në vend dhe konfirmohen rrethanat për vdekjen e burrit.
Policia e Dubrovnikut ka kumtuar se diçka para orës 13:00 nga Deti Adriatik në rajonin e Boninovës në Dubrovnik është nxjerrë trupi i burrit, i cili është identifikuar si shtetas 30-të vjeçar i Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëndrim të përhershëm në Dubrovnik.
Portalet lokale publikojnë se policia pak para orës 13:00 është thirrur nga qytetarët të cilët kanë parë se dikush po mbytet në det. Ka intervenuar ndihma e shpejtë dhe policia me anije.
Të dhënat jozyrtare thonë se burri ka rënë në det prej ku nuk ka mundur të dalë. Prejse është nxjerrë nga ujërat ende ka dhënë shenja jete, ndërsa pastaj ka vdekur.
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...