Tre shqiptarë dhe dy grekë janë vënë në pranga nga policia e vendit fqinj pasi u sekuestroi një sasi të madhe droge në një laborator në Atika.
Drejtori i sigurimit publik të Atikës, gjeneral major Christos Papazafeiris bëri me dije se të arrestuarit janë të moshës nga 19 deri 45 vjeç, ndërsa mes tyre edhe një femër shqiptare.
Laboratori funksiononte në një kamp romësh, në pjesën perëndimore të Athinës.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestrua 23 kg heroinë, të ambalazhuar në 49 paketa, raportojnë mediat vendase.
Heroina e përpunuar në laborator, trafikohej në zona të ndryshme të Greqisë dhe kryesisht në Selanik, Patra dhe Larisa.
Ndër të tjera u sekuestrua edhe një furgon, një armë gjahu, një sasi e vogël parash, tetë celularë, etj.
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh