Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV ka publikuar të dhënat e para për daljen e votuesve deri në orën 9. Sipas këtyre të dhënave, deri në orën 9:15 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 3 për qind e votuesve.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, tha se të gjitha qendrat e votimit u hapën në kohë dhe se votimi po zhvillohej pa probleme.
“Deri më tani, KSHZ-ja nuk ka marrë asnjë raport në lidhje me rrjedhën e votimit për asnjë qendër votimi ose nga ndonjë komision zgjedhor komunal, tha Kondarko.
Gjatë konferencës së parë për shtyp KSHZ-ja njoftoi për një pengesë teknike në një vendvotim në Kumanovë. Sipas kreut të KSHZ-së Boris Kondarko, për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike në këtë vendvotim nuk mund të përdoret aparati biometrik. Me vendim të KSHZ-së votimi ka vazhduar me sprej dhe uv lamb.
“Në Kumanovë në një vend votim në të cilin janë të regjistruara 12 votues, për shkak të ndërprerjes së rrymës, KSHZ-ja ka sjell vendim që procesi zgjedhor në këtë vendvotim të vazhdoj pa pajisje elektronike, me uv llambë dhe me sprej”, tha Boris Kondarko, kryetar i KSHZ-së.
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...