Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e ka hapur diskutimin “Sinergjia e BE-së dhe SHBA-ve për Ballkanin” duke thënë mes tjerash se BE-ja ka dërguar sinjal të keq me mos përmbushjen e premtimit.
Zaev para të pranishmëve tha “Mos integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në planin afatgjat të BE-së ishte dëshpërues dhe i pa këndshëm për ne. BE mund të vendos detyra, plane, afate por edhe kushte, por nuk mund të injoroj pozitën tonë gjeografike si zemër të BE-së. E as të injoroj kulturën dhe identitetin tonë. Standardet e vendosura në rajon u tradhëtuan me mos përfshirjen e shteteve tona në zgjerimin e politikave të BE-së” tha Zaev mes tjerash.
Sipas Zaev, Evropa duhet të transformojë qasjen për Ballkanin perendimor.
Zaev këto deklarata i bëri para kryeministrave të vendeve të Ballkanit por edhe përfaqësuesve të vendeve anëtare në BE. /Telegrafi/
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...