Më shumë se dy ton kokainë u gjetën në Peru të fshehura në kuti shpargjesh të paketuara. Ngarkesa kishte për destinacionin Amsterdamin.
Një serb dhe katër peruanë u vunë në pranga nën dyshimin se ishin ata krerët e rrjetit të narkotrafikut, i cili përdorte biznesin ushqimor për kalimin e lëndëve narkotike. Policia sekuestroi gjatë operacionit blic edhe dy makina tip SUV, 75.000 dollarë kesh si dhe një pistoletë Glock. Të gjitha këto u gjetën në banesën e eksportuesit në periferi të Limas.
Ndërhyrja e policisë erdhi pas një pune të kujdesshme të shërbimeve të inteligjencës që sinjalizuan zhvillimin e aktivitetit kriminal. Rrjeti i drogës besohet të jetë financuar nga dy shtetas serbë, njëri ndër të cilët është edhe personi i vënë në pranga.
“Trafikun e drogës e kanë drejtuar serbët, të cilët ishin dhe financuesit e kësaj veprimtarie. Shtetasi serb që ne kemi ndaluar është një prej krerëve dhe e ka financuar aktivitetin e narkotikëve, ndërkohë që kishin këtu një koordinator kryesor. Pikërisht ky koordinator ishte ngarkuar me grumbullimin e drogës dhe kishte për detyrë të garantonte sigurimin e transportit të saj deri në port”, deklaroi shefi i policisë së Limas, Hector Loayz.
Në rrugët e Europës, vlera e kësaj sasie të kapur kokaine do të ishte tejet e lartë.
“Me destinacion Europën, ku në Belgjikë një kilogram e kësaj droge shitet 87,000 dollarë, vlera e gjithë sasisë së sekuestruar do të mbërrinte në 174 millionë dollarë”, tha Loayz.
Trafiku i lëndëve narkotike nga portet peruane është rritur ndjeshëm pas miratimit të një ligji të ri në 2015-n, i cili autorizonte ushtrinë që të qëllojë e të rrëzoje avionët e drogës në xhunglën e vendit.
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...