Lëvizja BESA, ka reaguar pas vendimit që gjykata e Kumanovës ka marrë sot në rastin e “Almirit”.
Përmes një deklarate, Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes BESA, ka thënë se Lëvizja BESA dënon ashpër vendimet selektive të gjykatave dhe vlerëson se ky është, edhe një proces i radhës i montuar politikisht.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë;
Në gjykatën e Kumanovës sot është mbajtur rigjykimi për rastin e “Almirit” e vogël, ku gjykata vendosi që vrasësin dhe nostrumin, Boban Iliq, ta dënoj me vetëm 6 vite burg. Dënimi prej 6 vitesh për vrasjen e një të riu, të pa fajshëm, si Almiri i vogël, është vrasje për herë të dytë ndaj gjithë Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe në veçanërisht ndaj familjes së Almirit.
Lëvizja BESA dënon ashpër vendimet selektive të gjykatave dhe vlerëson se ky është, edhe një proces i radhës i montuar politikisht. Për fat të keq pas rasteve të montuara si “SOPOTI”, “KUMANOVA”, “BRODECI”, “MONSTRA” dhe shumë rasteve tjera, tash gjykatave të turpit ju shtua edhe rasti i montuar i “Almirit”.
Kërkojmë nga të gjithë institucionet kompetente, të marrin seriozisht rastet e ndjeshme si të Almirit, të zbardhen plotësisht dhe të mos ketë drejtësi selektive, ndryshe për shqiptarët dhe ndryshe për maqedonasit.
Vendimet selektive, gjykatat e kapura dhe të politizuara, janë ende shqetësim për faktorin ndërkombëtar, por me e keqja këto gjykata vazhdojnë të jenë gjenerator kryesor i prishjes së marrëdhënieve ndëretnike dhe nder fetarë në vend.
Apelet e shteteve të fuqishme Evropiane, për Maqedoninë e Veriut ishin të qarta, pa çlirimin e gjykatave nga kthetrat e politikës, do të jetë e vështirë marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në, por edhe për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike.
https://www.facebook.com/levizjabesa.mk/videos/424330325056729/
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...