Ljupço Palevski – Pallço, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçare Vanja Gjorçevskës, është vënë në pranga në Turqi.
Palevski është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska si dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.
Sonte është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi, sipas Alsat. Ndërkohë, në Gjykatën Penale janë sjellë edhe të dyshuarit e tjerë, ku gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë për propozimin e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit.
E mitura rezultonte e zhdukur që prej 27 nëntorit, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë. Trupi i pajetë u gjet të dielën.
Dyshohet se i përfshirë është edhe babai i saj, i cili ka informuar anëtarët tjerë për kohën kur ka dalë vajza nga shtëpia dhe lëvizjen e saj drejt shkollës.
Sipas organeve policore dhe prokurorisë, deri tani motivi për kryerjen e vrasjeve besohet të jetë “përfitimi material“. Forcat e rendit gjetën një automjet të djegur, tip “Citroen”, ku pas ekspertizës janë gjetur prova materiale për përfshirjen e personave të ndaluar./TCh/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen