Të paktën 7.000 refugjatë – burra, gra dhe fëmijë, kanë hyrë natën nga e shtuna në të diel nga Maqedonia në Serbinë jugore, njoftoi Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR), duke paralajmëruar se ardhja e shumë më tepër emigrantëve pritet në ditët në vijim.
UNHCR ka theksuar se nga qeveria maqedonase ka marrë garanci se “kufiri do të jetë i hapur për refugjatët që ikin nga konfliktet në vendet e tyre të origjinës”.
Në anën serbe të kufirit, UNHCR bashkëpunon me autoritetet lokale dhe organizatat humanitare për t’u siguruar strehim dhe ushqim atyre që arrijnë, porse nevojiten akoma më shumë mjete, përfshirë mbulesa, batanija, tenda dhe hapësirë për vendosje, thuhet më tej në komunikatë.
Në të njëjtën kohë,Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (ICRC) ka apeluar për “ndihmë më të madhe për dhjetëra mijëra emigrantë që hyjnë në Evropë përmes Ballkanit Perëndimor”.
“Është i domosdoshëm një nivel më i lartë i bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta për t’u plotësuar nevojat e të rrezikuarve”, thuhet në komunikatën e ICRC-së.
Nafta edhe pak më lirë sot, çmimi bie për disa centë
Pati sezon fantastik me Celticun, Engels tërheq vëmendjen e ...
Rama krahason Zvërnecin me Costa Navarinon: Shqipëria do ta ...
Real Madridi interesohet për Dumfriesin, Interi nis kërkimet...
Një person vetëplagoset me armë në Junik, dërgohet në QKUK
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për ...