Ministri për të Drejta dhe Pakica në Qeverinë e Malit të Zi nga Forca ‘Shqiptarët e vendosur’ dhe kryetar i Unionit shqiptar, Mehmet Zenka, ka falënderuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe Tiranën zyrtare për sugjerimet dhe thirrjet drejtuar shqiptarëve me të drejtë vote në Mal të Zi, për ta mbështetur kandidaturën e Millo Gjukanoviq.
Zenka tha për Radio Dukagjinin se thirrjet e kryeministrit Haradinaj, apeli i Tiranës zyrtare dhe dëgjueshmëria e elektoratit shqiptar, e ndaluan frymën ruse në Mal të Zi.“Dha rezultat thirrja e hapur kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, gjithashtu dha rezultat edhe thirrja e politikës zyrtare të Tiranës dhe normalisht edhe shqiptarët ditën që t’i përgjigjen konform këtyre sugjerimeve, duke i fal votat e veta kandidatit Gjukanoviq. Jemi të gëzuar se me këtë rezultat i kemi larguar rreziqet që do të ishin të paparashikueshme nga fryma ruse nëse do të ndodhte rrethi i dytë. Një falënderim shumë i madh i shqiptarëve të Kosovës e veçanërisht të Pejës, me të drejtë vote në Mal të Zi të cilët e bënë detyrën”, tha Zenka.
Kandidati i DPS Millo Gjukanoviq shënoi sot fitore në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, të tretat këto radhazi pas shpalljes së pavarësisë së këtij vendi. Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi është përgëzuar nga krerët shtetërorë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Britania dërgon anije luftarake në Lindjen e Mesme
Kurti bëri homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konus...
Nuk mori pjesë në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, dekla...
141 aksidente, mbi 5 mijë gjoba trafiku gjatë prillit në raj...
Messi: Neymar e meriton të jetë në Kupën e Botës 2026
Erdogan: Evropa pa Turqinë është e paplotë dhe e cenueshme