Fillimi i vitit shkollor do të caktohet varësisht gjendjes epidemiologjike dhe ndryshimeve në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm.
Kështu tha ministri në largim i Arsimit, Arbër Ademi duke shtuar se në dy ditët e ardhshme Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të miratojë planin e Ministrisë së Arsimit.
“Për më 1 shtator, që të fillojë viti shkollor varet nga gjendja epidemiologjike dhe nga ndryshimet ligjore. Tashmë kemi parlament funksional, Qeveria nesër ose më së voni pasnesër do të duhet të të miratojë planin e Ministrisë së Arsimit dhe t’i propozojë Kuvendit ndryshimet adekuate ligjore me çka sigurohet baza e nevojshme juridike për organizim të procesit arsimor kështu siç po planifikojmë”, tha Ademi.
Pavarësisht se tashmë Qeveria ka bërë të ditur modelin e realizimit të procesit mësimor, prindërit vazhdojnë të kërkojnë që fëmijët e tyre të kthehen në shkollë me prani fizike.
Gjashtë ditë nga fillimi zyrtar i vitit shkollor, në shkolla ende nuk ka arritur asnjë vendim i Ministrisë së Arsimit për mënyrën e realizimit të procesit mësimor. Pavarësisht kësaj, shkolla të caktuara tashmë po bëjnë përgatitjet e fundit për pritje të nxënësve./Alsat
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...