SHKRUAN: Kim Mehmeti
Perandoritë janë dobësuar, e madje edhe janë shkatërruar, kur janë lodhur nga forca e vetë, kur janë marrë aq shumë me të tjerët sa e kanë harruar vetveten, kur kanë dashur të gjithë t’i bëjnë si vetvetja, duke harruar dukjen e vet të vërtetë.
Ka shumëçka që tregon se Perëndim, i verbëruar nga superioriteti ndaj të vegjëlve dhe të varfërve, nuk e sheh se cila është fytyra e tij e vërtet, e cila ajo e grimuara.
Ngjarjet e fundit në Amerikë me shumëçka tregojnë sa lehtë edhe ‘ata’ mund të bëhen si ‘ne’, siç tregojnë hapur se Perëndimin nuk e rrezikon askush, përpos vetvetja!
Sidoqoftë, kjo botë do mbetet e tillë siç ka qenë me shekuj: sundues të saj do jenë të fortët dhe të pasurit, e ëndërrues të saj të dobëtit dhe të varfrit. E shpeshherë sunduesit harrojnë të ëndërrojnë, e ëndërruesit nuk dinë të sundojnë!
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person