Xhaketa që “ndez” pranverën – Katër ide si ta kombinoni në çdo rast

22:23 | 2 Maj 2025
R J

Trendi që s’duhet t’ju mungojë

Xhaketa xhins është një nga ato veshje të zakonshme, por që ka një bukuri të përjetshme. Ashtu si një pallto ngjyrë bezhë ose një këmishë e bardhë, është një veshje thelbësore që gjen një vend të sigurt në gardërobat tona vit pas viti.

Pavarësisht shumë versioneve të reja, si në xhaketa, funde të gjatë, apo edhe në çanta e këpucë, nuk mund ta nënvlerësojmë fuqinë e formës së saj origjinale.

Nëse nuk jeni të sigurta se si ta vishni tuajën këtë vit, më poshtë do të gjeni 4 pamje për t’ju frymëzuar.

Xhins i dyfishtë

Një dyshe e përjetshme që krijon një pamje klasike që mund t’ju çojë nga zyra në fundjavë me lehtësi. Mbi të gjitha, nuancat nuk kanë pse të jenë plotësuese njëra-tjetrës.

Kombinojeni me një fund ose pantallona lëkure

Xhinsi dhe lëkura janë dy elementë bazë të gardërobës që, kur kombinohen, krijojnë një ndjesi vintage.

Me fustane të gjatë

Kombinoni një fustan me një palë balerina dhe plotësoni pamjen me një xhaketë xhins të rehatshme.

Guxoni të vishni një pamje total xhins

Krijo pamjen tënde unike duke kombinuar nuanca plotësuese të xhinseve nga koka te këmbët, ose kombino copa të ndryshme xhinsi.

Shpërndaje në rrjete sociale