Arditi ishte personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Ai solli historinë e tij të dashurisë me Loredonën, të cilën e kishte njohur në “Instagram”.
Arditi rrëfeu se e kishte gjetur rastësisht Loredonën dhe se fotot e kishin shtyrë që t’i bënte “follow” asaj.
Të rinjtë kishin filluar të komunikonin me njëri-tjetrin për rreth dy muaj, e në momentin që Arditi i kishte propozuar Loredonës për t’u lidhur së bashku, ajo e kishte refuzuar. Disa ditë më vonë, Arditit i vjen një mesazh, në të cilin shkruhej se duhej ta linte të qetë Loredonën, pasi “Instagram”-in e saj e menaxhonte dikush tjetër.
Ai i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” që t’i krijonte mundësinë për të takuar për herë të parë Loredonën. “Unë të kam shkruar kohë më parë në Instagram, ku të shpreha ndjenjat e mia dhe tashmë dua që të jemi bashkë”, ishte propozimi i Arditit për Loredonën.
Gjatë bisedës që u zhvillua në studio, Loredona pohoi se në jetën e saj ishte dikush tjetër dhe se nuk dëshironte të komunikonte me Arditin.
Pavarësisht fjalëve të Loredonës, ai nuk e besoi dhe shtoi se ajo gënjente. Gjithashtu, Ardti pohoi se i shkruante shumë vajzave dhe se Loredona nuk ishte e vetmja./tch/

Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...