Plazma e personave të shëruar nga koronavirusi, përmban disa antitrupa që mund të ndihmojë njerëzit e infektuar me Covid-19 dhe që ndodhen në gjendje të rëndë. Përmes kësaj terapie, Gjermania do të luftojë koronavirusin derisa të shpiket kura dhe vaksina e posaçme kundra këtij virusi.
Shoqata e Infermierëve Shqiptarë në Gjermani, shkruan në një postim në Facebook se aktualisht po u bëhet thirrje pacientëve me Covid-19, të cilët janë shëruar për të dhuruar plazmën e gjakut.
POSTIMI I PLOTË
Imunizimi pasiv anti Covid-19
Terapia me të cilën Gjermania do të luftojë koronavirusin dhe do të shpëtojë jetët e njerëzve, derisa të shpiket kura dhe vaksina e posaçme kundra këtij virusi.
Nën moton ”Dhurimi i gjakut shpëton jetë” Spitali Universitar Münster dhe Shkolla Mjekësore në Hannover, aktualisht po u bëjnë thirrje pacientëve me Covid-19, të cilët janë shëruar për të dhuruar plazmën e gjakut.
Kjo plazmë përmban antitrupa dhe mund të ndihmojë njerëzit e sëmurë rëndë e që kanë zhvilluar mbrojtje të dobët, të kurohen.
Ky imunizim i ashtuquajtur pasiv ka qenë përdorur me sukses për poliomielitin, fruthin dhe Ebolan.
Më poshtë u bëhet thirrje atyre që kanë kaluar dhe që janë shëruar nga Covid-19 dhe që vullnetarisht dëshirojnë të dhurojnë plazmën nga gjaku i tyre për të kuruar të tjerë të prekur.

Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...