Duke qenë se ditëve të fundit kemi parë ulje dramatike të temperaturave, jemi detyruar që të rrisim temperaturën e ngrohjeve ose t’i mbajmë ndezur gjatë gjithë kohës.
Megjithatë, ekzistojnë disa metoda të cilat ju mund t’i aplikoni që shtëpia të jetë më e ngrohtë se kurrë më parë.
Njëra që është tejet e zakonshme është organizimi i mobiljeve në banesën apo shtëpinë tuaj, sugjerojnë ekspertët. Asnjëherë mos i vendosni kolltukët pranë ngrohjes, dhe nëse është nevoja tërhiqni për disa centimetra larg.
Vendosja e mobiljeve pranë radiatorëve ndikon që të bllokohet nxehtësia e të mos depërtojë në pjesën tjetër të dhomës.
Një tjetër këshillë për ta mbajtur shtëpinë të ngrohtë është të mbani hapur derën e furrës pasi të keni gatuar. E gjithë ajo nxehtësi nuk do të shkojë më kot dhe do të keni mundësi të ngrohni dhomën.
Investoni në perde të trasha dhe të gjata deri në tokë. Kjo gjatësi do të ndihmojë që të ruhet temperatura e shtëpisë.
Përveç këtyre këshillave, ekspertët gjithashtu sugjerojnë që të mos mbuloni kurrë radiatorët, qoftë me rroba apo diçka tjetër. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...