Konservimi në frigorifer është i rëndësishëm për ruajtjen e sigurte të ushqimeve. Temperatura e ulët ndihmon në mbajtjen të freskëta të ushqimeve dhe zvogëlon mundësinë e rritjes së mikroorganizmave të dëmshëm.
Në të njëjtën kohë, nuk modifikon karakteristikat e ushqimeve.
Temperatura e duhur për një frigorifer është 5 gradë Celsius, në pjesën qendrore. Por duhet ditur se temperatura nuk është konstante në të gjithë frigoriferin. Duke shfrytëzuar temperaturat e ndryshme, mund të ruani në mënyrë optimale të gjitha llojet e ushqimeve.
-Pika më e ftohtë e frigoriferit është ndarja më e ulët (2 gradë Celsius). Ky është gjithashtu vendi më i përshtatshëm për të konservuar mishin dhe peshkun e freskët. Duke i vendosur në pikën më të ulët evitohet edhe mundësia e kullimit të lëngjeve mbi ushqimet e tjera.
-Vezët dhe nënproduktet e qumështit, mishi, gjellët e mbetura, ëmbëlsirat dhe produktet që në etiketë mbajnë shënimin, “pas hapjes të ruhen në frigorifer”, duhet të ruhen në ndarjen qëndrore (4-5 gradë Celsius) dhe në atë më të lartën (8 gradë Celsius).
-Sirtarët në fund (deri në 10 gradë), janë të përshtatshëm për ruajtjen e frutave dhe perimeve, që mund të dëmtohen nga temperaturat më të ulëta.
-Ndarjet në derën e frigoriferit janë vendet më të ngrohta të tij (10-15°C) dhe janë të përshtatshme për produkte që kanë nevojë të rrinë në fresk si, pijet e ndryshme, mustarda dhe gjalpi.
Mos mbani shumë ushqime në frigorifer. Nëse e mbushni aq sa nuk ka më asnjë vend të lirë, ajri nuk do të arrijë të qarkullojë dhe përhapja e temperaturës pengohet
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...