Mëlçia luan një rol shumë të rëndësishëm në pastrimin e organizmit nga toksinat.
Megjithatë, funksioni detoksifikues i saj është në varësi të ushqyerjes dhe regjimit që ndjek njeriu por edhe nivelit të aktivitetit fizik dhe mjedisit.
Në momentin që toksinat bëhen të papërballueshme për mëlçinë, ato akumulohen në inde dhe në organe duke ndikuar seriozisht në shëndet.
Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org nënvizojnë rëndësinë e ushqyerjes me produktet e duhura për të ndihmuar mëlçinë në pastrimin e organizmit nga toksinat.
Si të pastroni mëlçinë me lëngun e panxharit
Lëngu i panxharit është i jashtëzakonshëm për shëndetin.
Ai është shumë i pasur me vlera dhe ushqyes që e lehtësojnë punën e mëlçisë.
Për një efekt shumë më të mirë pastrues, ekspertët rekomandojnë kombinimin e lëngut të panxharit me karrota, mollë të kuqe, barishte, xhenxhefil dhe limon.
Panxhari dhe karrota përmbajnë shumë flavonoidë dhe vitaminë A.
Mollët përmbajnë pektinë që lehtësojnë pastrimin e organizmit nga toksinat dhe nxjerrjes së tyre nëpërmjet sistemit tretës.
Kale është një barishtet më efikase për detoksifikimin.
Kjo barishte përmban klorofil bimor që pastron gjakun nga toksinat.
Xhenxhefili është efikas kundër problemeve me tretjen ndërsa limoni ofron sasi të mëdha të vitaminës C e cila gjithashtu ka efekt pastrues.
Si të përgatisni lëngun e shëndetshëm për pastrimin e mëlçisë nga toksinat
Për përgatitjen e këtij lëngu ju nevojiten:
3 karrota të lara e të qëruara,
1 panxhar i qëruar,
2 mollë të kuqe të lara dhe të prera,
6 gjethe kale,
Një copë e vogël xhenxhefili,
Gjysmë limoni të qëruar.
Nëse nuk keni shtrydhëse frutash mund të përdorni një mikser.
Atë duhet ta mbushni me një ose dy gota me ujë dhe më pas të shtoni të gjitha frutat e perimet e përmendura më lart.
Përziejini mirë deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm e pa kokrra.
Më pas lëngun mund ta kulloni nëpërmjet një nape pambuku dhe ta servirni me akull.
Këtë lëng mund ta konsumoni edhe përditë për shëndetin e gjithë organizmit.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...