Një përdorim i tepruar i telefonit nga prindërit pengon jetën familjare, sipas një studimi ku janë pyetur nxënësit.
Mbi një e treta e 2000 të anketuarve të moshave nga 11 deri në 18 vjeç, i këkojnë prindërve të mos rinë gjithë kohës mbi pajisjet e tyre.
14% thonë se prindërit janë online në orën e ushqimit, dhe 95% e 3 mijë prindërve, të pyetur më vete, e mohojnë këtë.
Studimi është bër nga Digital Aëareness UK. Një fakt tjeter interesant nga nxënësit e pyetur është se kur i kanë kërkuar prindërve të heqin telefonin, 46% e prindërve nuk e kanë pasur mendjen ndërsa 44% i kanë injoruar dhe mërzitur.
Përveç kësaj vetëm 10% e prindërve besonin se përdorimi i telefonit ishte një shqetësim për fëmijët e tyre, ndërsa 43% janë shprehur se kalojnë shumë kohë online.
“Sondazhet tona tregojnë se fëmijët janë të vetëdijshëm për shumë nga rreziqet që vijnë nga përdorimi i tepërt i teknologjisë por kanë nevojë për të rriturit në jetën e tyre për të vendosur kufijtë e qartë dhe për tu pasur model shembulli. Për të arritur këtë, kemi nevojë për bashkëpunimin e shkollës dhe familjes për të dhënë këshilla të vazhdueshme”, është shprehur Mike Buchanan, drejtori i një shkolle në Britani.
Dalin detajet e para të gjendjes së Asencios pas dëmtimit të...
Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohe...
Kompletohen skuadrat e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ...
Kryeministri Rama mbledh sot kabinetin dhe grupin e PS, prit...
Deponohen para të falsifikuara, banka raporton rastin
Drita kërkon historinë sonte në Slloveni ndaj Celjes