Sado e trishtueshme mund të jetë ta pranosh, gënjeshtrat janë kudo në jetën tonë. Edhe nëse mund ta falim veten kur gënjejmë dikë, gjiths ajo mbetet e pakëndëshme kur e shohim të ndodhi te vetja. Këto janë 4 modelet e pandërgjegjëshme të sjelljes së një gënjeshtari:
1-Nuk tregon gëzim përlajmet e mira që i thoni: Nëse I tregoni një miku për suksesin tuaj dhe reagimi i menjëhershëm është të ndryshoj temën duke u ankuar për dështimet që ka patur atëherë ai/ajo nuk kujdeset për gjërat e mira që ndodhin në jetën tuaj, por ju do vetëm kur jeni në problem.
2-Kur bëjnë një gabim apo veprim nuk e pranojnë atë, për më tepër nuk e përmëndin veten në atë problem: Kur gënjeshtarët shtrembërojnë të vërtetën, ata tentojnë të mos flasin për veten e tyre. Ata flasin ose shkruajnë për të tjerët, veçanërisht flasin në vetën e tretë, një mënyrë për të vendosur distancë distancën midis tyre dhe gënjeshtrave të tyre.
3-Ndiheni të lodhur pasi keni folur me një gënjeshtar: Shpesh nuk e vëmë re se pas bisedës me një mik, ne mund të ndjehemi të lodhur ose mund të na kenë shkaktuar dhimbje koke. Sipas psikologëve kjo ndodh sepse të gjitha sistemet e trupit janë të lidhura dhe sikleti emocionale na bën të ndihemi fizikisht keq.
4- Ju duket ndonjëherë sikur nuk doni ti tregoni më ngjarjet personale: Nëse nuk i thoni mikut tuaj për ndjenjat, problemet dhe ngjarjet personale, së shpejti do të kuptoni se nuk keni asgjë për të folur.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...