Një situatë tronditëse ka shokuar një grua në Austri, e cila kaloi disa ditë pushime në Kroaci por kur u kthye, i ndodhi e papritura. Ajo gjeti një familje me akrepa në valixhen e saj të udhëtimit.
Sipas mediave gruaja po nxirrte rrobat nga valixhja në shtëpinë e saj në Natternbach më 23 korrik, kur bëri zbulimin e frikshëm.
Kjo është hera e tretë në më pak se 12 muaj që dikush në shtetin e Austrisë së Epërme ka raportuar se ka gjetur akrepa në shtëpinë e tyre pasi udhëtuan në vendin e Adriatikut.
Mediat vendase raportuan se në valixhen e saj ishin gjithsej 18 akrepa.
Ajo menjëherë thirri shërbimet e shpëtimit të kafshëve në Gusental.
“Tierhilfe Gusental” tha në një deklaratë: “Kafshët janë në vend të sigurt, dhe aktualisht gjenden në strehimoren e kafshëve në Linz derisa të fillojnë udhëtimin e tyre të kthimit”./tch/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...