Kolonja, deodoranti, parfumi, spërkatësi i trupit të gjithë në bazë të preferencave kanë përdorim të gjerë në ditët tona.
Marketingu dhe prezantimi i produkteve po bëhen jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe vëmendja kryesore shkon te shishet më shumë se te vetë aroma. Por cili është përfundimi që vjen nga një shishe e bukur kur nuk përmban atë që ne presim?
më poshtë keni 9 mënyra se si të dallojmë nëse parfumet janë origjinal apo fallco.
Kontrollo amballazhin
Zakonisht version origjinal ka një amballazh të hollë plasitk.
Ngjitje e përsosur
Ngjitja e plastikës së hollë është bërë në mënyrë perfekte pa rrudha.
Kapaku prej kartoni
Kapaku prej kartoni i një parfumi origjinal është i dizenjuar në mënyrë të tillë që të mbrojë shishen nga dëmtimet.
Etiketa dhe mbishkrimi
Nëse e shihni rrethin me shigjetë, në versionin original shigjeta e drejtuar djathtas duhet të jetë më e errët se shigjeta e drejtuar majtas. Nëse blini një parfum marke mos hezitoni të kontrolloni në faqen e internetit të dhënat për parfumin.
Dizanji i shishes
Nëpërmjet modelit të shishes mund të kuptohet fare mirë se kush parfum është original dhe kush jo.
Ngjyra e parfumit
Markat e njohura të parfumit nuk përdorin shumë ngjyrues në produktet e tyre duke e ruajtur ngjyrën autentike të parfumit.
Kapaku i shishes
Kapakur i një parfumi original duhet të jetë gjithmonë simetrik dhe perfekt.
Numri serial
Numri serial duhet të jetë njëjtë sin ë kapakun e shishes dhe tek shishja vetë.
Forma e shishes
Sipërfaqja e shishes së parfumit duhet të jetë në mënyrë simetike, e lëmuar dhe me një cilësi të lartë, gjë që një parfum fallco nuk i ka këto cilësi.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...