Për shkak të koronavirusit, dhe rekomandimit për të larë duart shpesh, shtrohet pyetja se sa shpesh duhet të lajmë fytyrën.
A vlen rregulli që të lahemi në mëngjes dhe në mbrëmje?
Dermatologia me qendër në Nju Jork, Megan Fill, thotë se larja e fytyrës duhet të bëhet varësisht nga problematikat e lëkurës, transmeton portal arbresh.info
Personat me lëkurë të yndyrshme dhe problematike të fytyrës duhet të lajnë atë dy deri në tre herë në ditë, ata me lëkurë normale këshillohen dy herë, dhe lëkura e thatë dhe të moshuarit vetëm një herë.

Ekspertët rekomandojnë larjen me ujë të vakët dhe pastrues të përshtatshëm, sapun, xhel ose shkumë, në varësi të llojit të lëkurës.
Është shumë e rëndëishmë që pas larjes fytyra të fshihet me peshqir të pastër. Në vend që ta fërkoni fytyrën me një peshqir, prekni lehtë atë dhe më pas aplikoni një hidratues. Kjo do ta mbajë lëkurën tuaj të lagur në mënyrë që fytyra juaj të mos jetë e thatë gjatë ditës./arbresh.info/
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë