Sa herë jeni përballur me fjalët e njerëzve direkt pas lindjes së parë “Hajde bëje dhe një tjetër, se e ke me të lehtë ! Rrisin njëri tjetrin fëmijët”?
Lindja nuk është aspak një eksperiencë e këndshme, paçka ndjesisë që të fal mëmësia. Është një proces gati traumtaik e i dhimbshëm. Nëna kërkon kohën e vetë të rikuperohet ndaj nuk është e këshillueshme as nga mjekët e as nga psikologët që një femër të përjetojë një shtatzëni të dytë brenda vitit. Një lindje e dytë kërkon gjithashtu një planifikim po aq të detajuar sa lindja e parë.
Jo pak specialist mbrojnë idenë se fëmijët duhen lindur në interval të shkurtër kohor, por sipas studimeve të ndryshme shkencore një hendek prej të paktën 3 vite është mëse i domosdoshëm, si për fëmijën dhe për nënën.
Për të paktën një periudhë dy vjeçare trupi i gruas përjeton çrregullime hormonale dhe jo vetëm. Rastet e depresionit pas lindjes nuk janë të rralla, ndaj veç shëndetit të plotë të fëmijës rëndësi ka dhe shëndeti fizik emocional dhe mendor i gruas. Vendimi për të pasur një fëmijë të dytë duhet të jetë një tranzicion i lumtur dhe jo një përvojë traumatike për të gjithë familjen. Rritja e një fëmije është një punë me kohë dhe ndarja e kësaj kohe midis dy fëmjëve kur i pari nuk është i aftë të bëjë asgjë për veten është tepër e lodhshme për nënën.
Nëse fëmija i madh ka të paktën 4 vite diferencë me fëmijën e porsalindur, me shumë gjasa do e mirëpresi me mirë ardhjen e tij në jetë dhe aq sa është e mundur, mund ta përfshini në përkujdesjen e fëmijës së dytë si dhe t’i caktoni atij detyra specifike.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...