Google ADS

Receta mediteriane, oriz me limon

01:41 | 4 Prill 2021
Trina Galanxhi

Një recetë e lehtë dhe e shpejtë për t’u gatuar.

Por, shija dhe aroma e saj sigurisht që zgjasin për një kohë të gjatë, transmeton portali arbresh.info

Përbërësit:

2 gota oriz
Vaj ulliri ekstra i virgjër
1 qepë e madhe e copëtuar
1 thelp hudhër
1 filxhan i vogël makarona për supë
1 limon, lëngu dhe lëkura do të përdoren
2 gota ujë, ose lëng mishi i pulës
Kripë
Piper i zi
Majdanoz
Kopër

Përgatitja:

Pastroni orizin dhe lëreni të qëndrojë për rreth 15 deri në 20 minuta në ujë të ftohtë.

Vendosni në tigan vajin e ullirit dhe fërgoni qepën, shtoni më pas hudhrën dhe makaronat e vogla të supës.

Shtoni orizin dhe fërgojeni pak, dhe më pas shtoni lëngun e limonit dhe lëreni të ziejnë për disa minuta.

Hiqni orizin nga nxehtësia. Për rezultate më të mira, lëreni të mbuluar dhe mos e shqetësoni orizin për rreth 10 minuta.

Në fund shtoni dhe majdanozin dhe koprën dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale