Receta e ditës së sotme ka si përbërës kryesorë domaten.
Portal arbresh.info sjell për ju recetën e domatëve të mbushura dhe të pjekura në furrë.
Koha e përgatitjes së kësaj dreke është vetëm 30 minuta.
Përgatitja:
3 domate të mëdha
Kripë, sipas dëshirës
½ gotë thërrime buke
1 thelp hudhër
¼ gotë gjethe borzilok të freskëta të copëtuara imët
Piper i zi sipas dëshirës
½ gotë djath Parmesan
¼ gotë vaj ulliri

Përgatitja:
Ngrohni furrën në 250 gradë.
Domatet i ndani përgjysmë në formë horizontale dhe ua largoni farat. Hudhni kripë në pjesën e brendshme dhe vendsoni me kokë poshtë në një tigan me pak vaj ulliri, për t’u fërguar për 15 minuta.
Ndërkohë, në një tas të mesëm, përzieni së bashku thërrimet e bukës, hudhrën, borzilokun, specin, 1/4 filxhan të parmixhanit të grirë dhe vajin.
Më pas mbushni domatet, spërkateni me djathin Parmesan dhe lëreni të pjeken për 30 minuta. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...