Janë ndaluar xhirimet e serialit të njohur.
Netflix anulon dramën turke “Dashuria 101” pasi qeveria i ndaloi xhirimet sepse paraqiste një karakter ‘gay’, shkruajnë mediat turke, transmeton lajmi.net.
Ky vendim nuk u prit mirë nga aktorët madje njëri prej tyre thotë se ka mbetur pa punë.
Në një deklaratë të dhënë, skenaristja Ece Yorenc shprehet se shfaqja e saj është anuluar një ditë para së të fillonte, kjo për shkak se qeveria nuk jep lejë për prodhime të huaja.
“Netflix e anulloi shfaqjen pas bisedimeve me autoritetin audioviziv të Turqisë RTUK. Është shumë e frikshme që për shkak të një karakteri homoseksual, xhirimet nuk u lejuan”, tha Yorenc.
Kishte zëra të pakonfirmuar se Netflix do të tërhiqej nga Turqia, por spekullime të tilla u hodhën poshtë ditën e hënë.
“Ne jemi shumë të përkushtuar ndaj anëtarëve tanë në Turqi dhe komunitetit krijues” tha Netflix Turkey në një deklaratë. Nënkryetari i qeverisë të Turqisë, Mahir Unal është shprehur të hënën se ai besonte se Netflix do të tregojë ndjeshmëri të madhe ndaj kulturës turke dhe artit me bashkëpunim më të thellë në të ardhmen./Lajmi.net/
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur