Sigurisht se ju ka ndodhur që qentë të ua ngulin sytë, të ngrenë vetullat apo të bëjnë një shikim prekës sikur janë duke na kërkuar diçka.
Një studim i bërë së fundmi vërteton se përgjatë një evolucioni rreth 33.000 vjeçar ka ndryshuar mënyra se si qentë arrijnë që të na shprehin ndjenjat dhe kërkesat e tyre, shpeshherë duke na manipuluar përmes shikimit.
Ekspertët tregojnë se vetullat e ngritura, aq të dashura për pronarët janë më shumë një strategji mbijetese sesa një shprehje e miqësisë së tyre ndaj njerëzve.
Analiza anatomike tregon se ndërsa qentë moderne kanë zhvilluar muskujt e vegjël rreth syve që u lejon atyre të ngrenë vetullat, ujqërit nuk posedojnë pothuajse asnjë nga këta muskuj. Kjo gjë ka ndihmuar që qentë të zbuten më lehtësisht dhe të jenë më të dashur për njerëzit.
Shkencëtarët tashmë janë të bindur se aftësia e qenve për të lexuar sjelljen dhe emocionin e njeriut është pothuajse unike në raport me të gjitha kafshët e tjera dhe ka prova në rritje se kontakti me sy është vendimtar për këtë.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin