Trendet e modës duket sikur sa po vijnë e po bëhen më të çuditshme. Këto kohë kemi dokumentuar lloj e soj “sajesash” që mendjet pjellore të dizajnerëve na i kanë servirur si trende.
Së fundmi duket se listës së këtyre trendeve të çuditshme i janë shtuar edhe “xhinset së prapthi”.
Blogeret e huaja duket se e kanë përqafuar menjëherë këtë modë, ndaj një markë angleze veshjesh ka vendosur të prodhojë “xhinse së prapthi” që në fakt janë “për së mbari”.
E kemi fjalën për këto xhinset këtu, që vijnë në modele dhe përmasa nga më të ndryshmet.
Fatura për një palë pantallona të tilla varion nga 300 deri në 500 paundë dhe duhet thënë se nuk është aspak ekonomike.
E megjithëatë, çfarë nuk u zgjidh në këtë jetë?
Për të konkuruar këtë markë, një tjetër kompani ka vendosur të prodhojë dhe të hedhë në treg xhinse të së njejtit model.
Ku është ndryshimi?
Fatura e tyre do të mbajë një zero më pak…
Si ju duket? /Anabel

Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri