A e keni ndonjëherë ndjenjën sikur jeni duke rënë derisa jeni në gjumë të thellë? Madje, shumica nga jush me siguri shpesh herë keni menduar se pse ndodh kjo.
Shumë njerëz e kanë spjeguuar këtë eksperiencë si një ndjenjë të papritur të rrëzimit ose rënies nga një lartësi e madhe. Disa thjesht e vazhdojnë gjumin por shumica e njerëzve zgjoheni me rrahje të shpeshta të zemrës ose të frikësuar.
Kur ne flemë, kalojmë nëpër disa cikle të gjumit, secili cikël përmban katër faza të ndryshme, derisa ndjenja sikur jeni duke rënë ndodh gjatë fazës së parë të gjumit që në gjuhën mjekësore njihet si NREM.
Janë disa teori se pse kjo ndodh, njëra është se muskujt tuaj relaksohen derisa jeni duke fjetur dhe truri juaj është në hamendje dhe mendon se jeni duke rënë. Si rezultat, muskujt tuaj tendosen dhe reagojnë duke bërë që ju të “kapni” veten para se të bini.
Disa shkencëtarë të tjerë mendojne se është një refleks njerëzor, që momentalisht ju zgjon nga gjumi, e sipas tyre kjo ndodh pas një dite plot stres ose kur lodheni shumë, keni telashe me ankthin ose keni shprehi të parregullta gjumi.
Sipas hulumtimeve shkencore, është fenomen psikologjik që prek 7 nga 10 njerëz në një pikë të caktuar të jetës.
Në shumë raste, nuk ka pasoja të rënda për shëndetin tuaj dhe nuk është një sëmundje ose gjendje mjekësore.
Andaj kujtohuni – nuk ka asgjë për tu shqetësuar lidhur me këtë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë