Problemet me pagjumësine mund t’i zgjidhni brenda pak minutash

08:24 | 16 Prill 2021

Nuk ka nevojë që të rrokulliseni në shtrat.

Nëse nuk po mund të fleni dhe truri juaj është duke punuar “njëqind në orë”, atëherë kemi një lajm të mirë për ju, e cila njihet si teknika ushtarake që mund t’ju ndihmojë të flini për vetëm 2 minuta, transmeton portali arbresh.info

Ushtria amerikane thuhet se përdor një mashtrim për të ndihmuar ushtarët të bien në gjumë në situata të rrezikshme, kur marrin adrenalinë shtesë, për shembull në fushat e betejës.

Si funksionon kjo teknikë?

Relaksoni muskujt në fytyrë, përfshirë muskujt e gjuhës, nofullës dhe syve. Ulni shpatullat sa më shumë që të mundeni, pastaj majtas, pastaj krahun tuaj të djathtë. Nxirrni frymën, relaksojeni gjoksin dhe më pas këmbët. Pastaj duhet të kaloni 10 sekonda duke u përpjekur të pastroni mendjen tuaj duke zbatuar këto tre teknika:

  • Imagjinoni vetën të shtrirë afër një liqeni të qetë, ku jeni vetëm ju dhe qielli blu
  • Imagjinoni sikur po pushoni në një shezlon prej kadifeje në një dhomë të errët
  • Brenda 10 sekondave përsëritni fjalët “mos mendo, mos mendo, mos mendo”.

Në librin “Relax and Ëin: Champion Performance” nga 1981, kjo metodë u prezantua për herë të parë dhe besohet se teknika u zhvillua në mënyrë që ushtarët të mos bënin gabime të rrezikshme për jetën për shkak të lodhjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara