Në shumicën e filmave, burrat janë ata që janë të dëshpëruar për seks, ndërsa gratë e luajnë rolin e të ‘vështirës’.
Kjo nuk del të jetë edhe aq e vërtetë, sepse sipas një hulumtimi të fundit të kryer nga Kodet Voucher Pro, janë gratë ato që të dëshirojnë më shumë seks se burrat, transmeton portali arbresh.info
Hulumtimi i kryer në Britani të Madhe është kryer pas një rritje të madhe të kërkesave për lodra të seksit.
21% e çifteve në Britani kanë theksuar se nuk kryejnë marrëdhënie intime të mjaftueshme.
Në pytejën se si është jeta e tyre seksuale, 37% e të të anketuarëve kanë thënë se ‘nuk kanë seks të mjaftueshëm’, ndërsa 34% kanë theksuar se ‘aventuart e tyre janë të mjaftueshme’.
59% e grave kanë theksuar se duan që të kryejnë marrëdhënie intime më të shpeshta, ndërsa nga ana e meshkujve vetëm 41% kanë paraqitur këtë dëshirë.
Ndjenja se ju dhe partneri nuk jeni duke kryer marrëdhënie intime të mjaftueshme shkakton presion të madh në lidhje, prandaj eskpertët sugjerojnë që të mos bëhet përpjekje e fuqishmë për të seks, pasi kjo mund të shkaktojë stres të madh te të dy personat./Arbresh.info
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër