Edhe pse në pamje të parë ngjan me një hipik, pastori Jeff Durbin, nga Arizona, nuk ngjan të ketë aspak idetë e ngjajshme me hipikët.
Pikëpamjet e tij janë aq të vrazhda, sa ai arrin edhe të mendojë që gratë që kryejnë abort duhet të ekzekutohen, transmeton portali arbresh.info.

38-vjeçari, i cili është një pastor në kishën Red Door, në Arizona, beson se ‘aborti është me i keq se Holokausti’.
“Ne mund të dukemi ndryshe, por pikëpamjet tona janë mjaft të lashta”, ka thënë ai.
Pastori në mënyrë kontraverse tërheq një paralele të njejtë mes abortit dhe gjenocidit nazist, megjithatë shton se krahasimi i tij me Hitlerin është i padrejtë.

“Ne e konsiderojmë abortin me Holokaustin modern”, ka theksuar ai.
Pastori vazhdon edhe më tej duke thënë se ‘aborti nuk duhet të kryehet as në rast dhunimi, por as në rast incesti’.
Ai ka treguar se para se të fillonte të ndiqte udhën e Krishtit ka qenë i ndikuar nga alkoholi dhe se ka abuzuar me substanca narkotike.
Temat mbi abortin në Shtetet e Bashkuara janë kthyer në axhendën politike që pas zgjedhjes së Donald Trumpit president./Arbresh.info
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26
Putini thotë se “i hodhi një sy” letrës së Zelenskyt, por nu...
Rama në Zvërnec: Çështjet e pronës i vendos gjykata, jo qeve...
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...