Adhuruesit e devotshëm të festës së shenjtë të Ramazanit në Dubai ishin bashkuar për të shijuar Iftarin, por një person i ‘pavëmendshëm’ ka tërhequr vëmendje pasi kishte parkuar makinën pikërisht në vendin ku ishte shtruar Iftari.
Shoferit të makinës i është dashur të presë deri sa të mbarohet Iftari për të lëvizur makinën e tij, transmeton portali arbresh.info
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët presin deri në kohën e Iftarit për të thyer agjerimin.
Në disa vende myslimane dështimi për agjërim është i dënueshëm edhe me ligj. Secili mysliman që ka kaluar moshën e puberteit duhet të marrë pjesë në agjërim gjatë Ramazanit.
Megjithatë, disa grupe mund të përjashtohen nga praktika, përfshirë fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe njerëzit e sëmurë./Arbresh.info

The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...