Nudistët në Paris më në fund do të kenë një vend ku mund të mblidhen.
Parku Bois de Vincennes në lindje të qytetit pritet të hapet vetëm për nudistë, transmeton portali arbresh.info
“Krijimi i një zone në Bois de Vincennes ku nudizmi do të jetë i autorizuar, është pjesë e vizionit tonë për përdorimin e hapsirave publike”, tha Penelope Komites, nënkryetare e ngarkuar me parqet e qytetit.
Ky projekt ende është në fazën eksprimentuese dhe pritet të hapet me 15 tetor nga ora 8:00 deri në 19:30.

Zyrtarët kanë theksuar se disa gjëra do të jenë të ndaluara, përfshirë edhe eksitimin, në mënyrë që të respektohet gjendja e të pranishmëve.
Parisianët tashmë kanë një pishinë publike ku mund të notojnë lakuriq tri ditë në javë.
Më shumë se 2.6 milionë njerëz në Francë besohet se nudizmin e kanë zakon të rregullt, thekson shoqata e nudistëve./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...