Bukuria mund të mos jetë vetëm pjesë e lëkurës që e shohim ne, por edhe pjesa e brendshme që varet nga mënyra se si ushqehemi.
Sipas një studimi të kryer nga testet e gjakut, është gjetur se njerëzit tërheqës kanë sistem imunitar më të fortë, transmeton portal arbresh.info
Tiparet e lidhura tradicionalisht me atraktivitetin, si fytyra simetrike dhe sytë e shndritshëm, mund të jenë shenja se trupi është më i mirë në luftimin e infeksionit.
Studiuesit besojnë se ne mund të tërhiqemi nga pamje të tilla, sepse truri ynë është i lidhur fort me kërkimin e partnerëve të shëndetshëm.
Summer Mengelkoch, e cila udhëhoqi studimin në Universitetin Kristian të Teksasit, tha: “Njerëzit që dalin në një bar duke kërkuar të flasin me dikë tërheqës, shpesh quhen të cekët dhe atyre u thuhet që nuk shohin përtej pamjes fizike”.

“Por ata thjesht po ndjekin instinktet e tyre për të gjetur një bashkëshort cilësor”, tha ajo.
Për studimin, shkencëtarët fotografuan 152 të rinj pa make-up dhe me shprehje neutrale. Më pas, 492 njerëzve në një anketë në internet iu kërkua të vlerësonin atraktivitetin e tyre, shkruan daily mail.
Burrat dhe gratë që u cilësuan më tërheqës, u gjet se kishin një shkallë më të lartë të fagocitozës.
Ky është procesi me të cilin qelizat e bardha të gjakut ‘hanë’ dhe shkatërrojnë bakteret përpara se “ato të sulmojnë”.
Shkenca: Lini fëmijët të luajnë në baltë, u rritet sistemi imunitar
Burrat e gjykuar si më tërheqës nga gratë kishin qeliza ‘vrasëse natyrore’ më efektive të cilat mund të shkatërrojnë qelizat e infektuara me viruse në trup, kështu që mund të ndihmojnë në luftimin e koronavirusit.
Prej kohësh është thënë se njerëzit tërheqës janë më të shëndetshëm dhe rëndësia e buzëve të kuqe dhe faqeve rozë mund të shpjegojë pse gratë përdorin make-up./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...