Sa herë ju ka ndodhur të prisni dikë me minuta që zgjasin sa orë të tëra, ndonëse orarin e takimit e kishit përcaktuar më parë? Apo jeni vetë ata të cilët vonohen pafund?
Sido që të jetë, duhet të dini diçka: kur personi vonohet në takim, këtë nuk e bën për t’ju ofenduar. Thjesht, ka disa faktorë që ndikojnë në sjelljen e tyre. Vetëm duhet të dini se kjo kategori njerëzish janë për t’u parë me zili. Arsyeja? Sipas studimeve, ky grupim kanë prirjen për të qenë të suksesshëm, pasi gëzojnë disa karakterstika në veçanti.
Janë më krijues
Karakterizohen nga një nivel i lartë imagjinate. Nuk kanë frikë të thyejnë rregullat apo të dalin jashtë kornizave. Shohin tablonë e plotë dhe nuk mbeten tek detajet e panevojshme. Me pak fjalë, janë lider të lindur.
Janë më optimistë
Detaj kyç ky në rrugën drejt suksesit. Dorëzimin nuk e çojnë aspak ndërmend, çka i ndihmon në vazhdimin e rrugëtimit. Problemet për këta njerëz janë thjesht pengesa që do të kalohen.
Bëjnë shumë punë në të njejtën kohë
Nëse miku juaj po vonohet, dijeni se kjo nuk ka lidhje me dembelizmin. Ata thjesht mund të jenë duke u marrë me disa punë në të njejtën kohë. Kjo karakteristikë i ndihmon të shkëlqejnë në punën e tyre, edhe pse në jetën private kjo sjellje mund të mërzisë pak miqtë që e presin për t’u takuar.
Janë më të relaksuar
Niveli i ankthit tek këta persona është aq i ulët, saqë vështirë të mendosh se ekziston. Kjo i bën ata t’i bëjnë ballë stresit, çka çon në gjetjen e zgjidhjeve për probleme të ndryshme, si dhe në një punë më prodhuese e me kualitet më të lartë. Mund të vonohen, por do të bëjnë më pak gabime.
Janë perfeksionistë
Studimet tregojnë se tendenca për të bërë gjithçka mirë ju vonon shumë, por nga ana tjetër rrit nivelin tuaj të punës nga ana cilësore. Nuk preferoni që punët të mbeten në gjysmë të rrugës, prandaj kujdeseni t’i përfundoni deri në detajin më të vogël. Jo më kot kjo kategori njerëzish përftojnë gjithmonë rritje në detyrë./ts/
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...