Mesa duket edhe grupi i gjakut tregon shumë për personalitetin tuaj.
Në krahasim me grupet e tjera të gjakut, si ndër miqtë më të mirë janë ata që e kanë: O +, pra O Pozitiv. Ja disa nga arsyetimet nga ekspertët:
Njerëzit që kanë këtë grup gjaku janë shumë social dhe të besueshëm. Thuhet se besimi që kanë të vetja e tyre i bën ata që në sytë e të tjerëve të krijojnë një mendim të mirë, shkruan INtv.
Ata që kanë grupin e gjakut O Pozitiv në shoqëri japin idetë më të mira për të organizuar diçka interesante. Këto njerëz janë praktikë dhe i marrin lehtë gjërat. Gjithashtu nuk krijojnë konflikte me miqtë e tyre, pasi mundohen t’i zgjidhin gjërat në mënyrën më të mirë, pa shkuar në ekstrem.
Ky lloj grupi gjaku njihen si heronjtë e situatave të ndryshme. Nëse një miku i tyre ndodhet në vështirësi, ata sakrifikojnë duke e marrë të gjithë përgjegjësinë. Vërtetë një mik që secili prej jush ka nevojë të ketë.
Kjo karakteristikë e tyre i bën të jenë ndër miqtë më të mirë. Kush nuk do donte një mik që nuk do paragjykonte dhe të ishte mendjehapur?! Biseda me ta është e këndshme dhe mund të diskutoni për gjëra të ndryshme.
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...
Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenoci...
‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 mi...