Një në tetë gra në Franë janë përdhunuar të paktën një herë në jetë, sugjeron një raport i ri.
Katër milionë gra kanë qenë viktima të dhunës seksuale, afërsisht 12 përqind e popullsisë së grave në vend, ka gjetur studimi të Fondacionit Jean Jaurès, i bazuar në Paris, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se gjysma, rreth 58 përqind, kanë theksuar se kishin përjetuar sjellje të papërshtatshme, ndërsa 43 përqind pretenduan se janë prekur pa pëlqimin e tyre.
Gjysma e grave thanë se ishin fyer verbalisht ose kanë qenë objetiv i ngacmimeve seksuale dhe një e pesta thanë se kanë pranuar email-a pornografikë ose tekste të atij lloji.
Studiuesit thanë se ndjehen të detyruar të kryejnë studimin për të kuptuar më mire vazhdimësinë e sjelljes së keqe seksuale në shoqëinë franceze.
Ata besojnë se problemi është bërë një ‘çështje e rëndësishme e shëndetit publik’.
Studimi zbuloi gjithashtu se shumica e grave të anketuara ishin prekur shumë herë dhe nga llojet e ndryshme të ngacmimeve.
Shifrat shqetësuese janë zbuluar mes një goditjeje globale ndaj sulmit seksual dhe ngacmimit të grave dhe vajzave./arbresh.info/
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike n...
Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza