Niseni ditën me këto tri pyetje për veten

15:51 | 5 Dhjetor 2017

Shumica nga ne e ndërlidhin mëngjesin me alarmin e bezdisshëm të zgjimit por bazuar në shumë studime, është shumë e rëndësishme se si arrin që zgjimin tënd ta koordinosh me arritjen e objektivave gjatë ditës.

Për disa, kjo nënkupton ushtrime mëngjesi, për disa të tjerë një mëngjes i bollshëm e disa e shohin si mënyrë të mirë që të mbajnë shënime se çfarë duhet të arrihet gjatë ditës.

Por Jea Jun, pronarja e një kompanie të ushqimeve të shëndetshme ka propozuar një metodë alternative, transmeton Klan Kosova.

“Çdo mëngjes para se të ngrihem nga shtrati, unë meditoj dhe pastaj ia parashtroj vetes 3 pyetje të cilat më frymëzojnë gjatë gjithë ditës” tha ajo.

A udhëhiqem nga dashuria?
A po i shërbej një kauze më të madhe?
A po ndihmoj që bota të jetë një vend më i mirë?

“Nëse përgjigja juaj është PO në të tre pyetjet, atëherë vazhdojeni ditën” thotë Jun.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që edhe pyetjet tuaja duhet të jenë të njejta, thotë ajo.

Mjafton ta definoni çka dëshironi në jetë, dhe të luftoni për të./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara