Hera e parë që bëni seks? Duhet të dini se ky moment i rëndësishëm i jetës është i rrethuar plot me mite dhe të vërteta.
Më poshtë janë disa shpjegime nëse këto mite qëndrojnë apo jo:
-A të dhemb? Është e mundur, por në përgjithësi nuk ndodh. Shumica nuk ndjejnë dhembje.
-A kalon në orgazmë? Orgazma nuk duhet të jetë qëllimi i vetëm. Që ta ndjeni së bashku, edhe ekstaza mjafton.
-A quhesh i rritur pasi bën seks? Në kuptimin e fjalës, por nuk do thotë se je rritur automatikisht pse ke bërë seks.
-Me kë duhet ta bëjmë? Hera e parë nuk harrohet kurrë, por nuk është e thënë që të jetë gjithmonë dashuria më e madhe e jetës. Ajo mund të vijë më vonë.
-A do zgjasë? Shumica dërrmuese e meshkujve të virgjër kalojnë shumë shpejt në derdhje. Është normale. Nuk është kaq perfekte.
-Sa më i madh penisi, aq më i mirë seksi? Është një mit që akoma nuk ka gjetur një përgjigje përfundimtare nga shkenca. Pranohet se seksi i mirë nuk vjen për shkak të madhësisë ose formës së penisit.
-Po nëse dështon? Thuhet shpesh se nëse dështon herën e parë, nuk do jesh kurrë i mirë në krevat. Idiotësi! Mjeshtër bëhesh duke u ushtruar. Provojeni sërish.
-A duhet të jetë e paharrueshme? Sigurisht, por do ketë shumë herë të tjera. Keni fjalën tonë!
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...