Një studim i fundit i kryer nga Cambridge University ka gjetur se nënat e pakënaqëura flasin më shumë me foshnjat djem, me qëllim të kompensimit të marrëdhënies së dobët që kanë me babanë e fëmijës.
Hulumtimi i botuar në “Journal of Family Psychology”, ka analizuar marrëdhënies mes 93 grupe të prindërve dhe ka matur se sa nënat flisnin me fëmijën e tyre shtatë muajsh duke përdorur një pajisje regjistrimi të bashkangjitur me veshjen e foshnjës së tyre, transmeton portali arbresh.info
Studimi ka gjetur se sa më shumë pakënaqësi raportoheshin në një çift, aq më shumë nënat flisnin me fëmijët e tyre.
Gjetjet u bënë edhe më të spikatura kur u shikua edhe gjinia e fëmijës.
Mesatarisht, nëna që raportuan një marrëdhënie “me cilësi të ulët” me partnerin e tyre, përdornin rreth 35 përqind më shumë fjalë kur flisnin me djalin e tyre gjatë gjithë ditës, në krahasim me një nënë, marrëdhënia e së cilës ishte “mesatare”.
Dr Elian Fink, nga Qendra për Kërkime Familjare dhe Fakulteti i Edukimit, në Universitetin e Cambridge tha se “ne gjetëm që nënat investonin të gjithë energjinë e tyre në marrëdhënien me gjininë mashkullorë, nënë – bir, me qëllim që të kompesonin marrëdhënien e dobët me burrat e tyre”.
Ndërkaq, studimi gjeti se marrëdhëniet nënë-vajzë janë më shumë një reflektim ndaj vetëvetes, sesa ndaj partnerit të tyre. /arbresh.info/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...