Meshkujt të cilët i janë të ekspozuar stresit më me dëshirë preferojnë femrat e shëndosha, ka treguar hulumtimi i botuar në Fakultetin e Psikologjisë në New Castle.
Për të vlerësuar se cili tip i femrave në situata të caktuara i josh meshkujt, hulumtuesit të intervistuarit i kanë ndarë në dy grupe. Pjesëtarët e njërit grup janë sjellë sikur janë në një bisedë të rëndësishme para një auditori të madh, dhe pastaj janë detyruar shpejt të pjesëtojnë numrin 1.022 me 13.
Pastaj të gjithë të intervistuarit kanë zgjedhur fotografitë e damave të cilat u kanë pëlqyer.
“Ka rezultuar që të gjithë meshkujt të cilët kanë qenë nën stres kanë zgjedhur fotografitë e femrave të shëndosha. Vështruar nga pikëpamja shkencore, vendimi i këtillë lidhet me “përjetimin” dhe evolucionin që i ka programuar ashtu”, ka theksuar profesori dr. Martin Tovi, anëtar i ekipit hulumtues.
– Standardet e bukurisë dhe të joshjes nuk ndryshojnë vetëm me kushtëzimin e kohës, por edhe varësisht nga situatat konkrete.
Në çaste krize gjinia mashkullore më shumë mbështetet tek damat e shëndosha, për shkak të ekzistencës më të lehtë dhe vazhdimit të llojit, transmeton telegrafi.
Sipas mendimit të tij, të dhënat e fituara përgjithësisht janë të rëndësishme për të kuptuar tërheqshmërinë, posaçërisht në vështrim të anoreksisë dhe të sëmundjeve të tjera të cilat ndikojnë në ndryshimin e përjetimit të trupit dhe të tërheqjes fizike.
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë